Hoti: Jemi në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, u miratuan disa vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare, aspektet tjera që lidhen me funksionimin e vendit, si dhe strategjia kundër korrupsionit 2021-2023.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, aty deklaroi po ashtu se masat antiCOVID që i kanë ndërmarrë më 11 nëntor, kanë dhënë rezultat.

“Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, jemi në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë” u shpreh ai.

I pari i Qeverisë foli edhe rreth fluksit të madh të mërgimtarëve që këtyre ditëve po vijnë në Kosovë, duke thënë se duhet t’i krijojmë kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe festat, por edhe se duhet të ndërmarrin masat që të pandemia të mbahet nën kontroll.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

344 thoughts on “Hoti: Jemi në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *