Mërgimtarët “vërshuan” aeroportin e Shkupit gjatë fundjavës

Ndërkaq, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit u vërshua nga mërgimtarët tanë këtë fundjavë. Sipas të dhënave të policisë kufitare në këtë aeroport gjatë fundjavës kanë hyrë në vend 3,310 qytetarë. Prej tyre, mbi 1,800 janë shtetas tanë dhe të tjerat më nënshtetësi të vendeve tjera. Për dallim nga fundjava tjetër, gjatë datës 12-13 dhjetor në vend kanë aterruar 2,148 udhëtarë në Aeroport. Ndërkaq, përmes pikës kufitare të Tabanocës gjatë kësaj të shtune dhe të diele në vend kanë hyrë 23,943 persona, prej të cilëve vetëm 6,390 ishin turistë. 48 orëshi i vikendit të kaluar sipas të dhënave të MPB-së kishte frekuentim përgjysmë më të ulët. Edhe për kundër masave të shtuara të pandemisë, shumë mërgimtarë tanë nga diaspora kanë vendosur që festat e fund vitit të presin në vendlindjet e tyre me familje. alsat/
Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

420 thoughts on “Mërgimtarët “vërshuan” aeroportin e Shkupit gjatë fundjavës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *