Mutacioni i ri i koronavirusit po mbyll kufijtë botërorë

Shfaqja e një mutacioni të ri të koronavirusit po rrit numrin e vendeve që kanë ndaluar udhëtimin nga ose në Britani. Qeveria maqedonase ka ndaluar fluturimet nga Britania dhe ka vendosur 14 ditë vetë-izolim për pasagjerët që vijnë direkt ose indirekt nga ai vend.

Qeveria Britanike së fundmi ka paralajmëruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të zbuluar një lloj të ri të koronavirusit.

Kjo duket se po përshpejton përhapjen e covid-19, pasi përbën rreth 60 përqind të rasteve të zbuluara në Londër javët e fundit.

Varianti i zbuluar rishtas quhet “VUI – 202012/01”, një emër që rrjedh nga “Varianti nën hetim” dhe përmban disa mutacione.

Sipas vlerësimeve fillestare, ai ka një nivel më të lartë të infektivitetit. OBSH konfirmoi në një mesazh në Twitter se ishte në “kontakt të ngushtë” me autoritetet shëndetësore në Britani.

Grupi tha se do të informonte shtetet anëtare dhe publikun “në lidhje me karakteristikat e këtij varianti të virusit dhe pasojat e tij të mundshme”.

Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock në një intervistë me rrjetin britanik Sky News tha se situata është “jashtëzakonisht e rëndë” dhe se varianti i zbuluar i koronavirusit po qarkullon “jashtë kontrollit”. Për këtë arsye, tha ai, qeveria duhej të vepronte “shpejt dhe me vendosmëri”.

Më 19 Dhjetor, Kryeministri Britanik Boris Johnson njoftoi kufizime më të rrepta në Londër dhe pjesë të tjera të Anglisë, duke prekur më shumë se 16 milion njerëz. Britania regjistroi gati 36,000 raste të konfirmuara të Dielën – rreth dy herë më shumë se një javë më parë. REL/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

51 thoughts on “Mutacioni i ri i koronavirusit po mbyll kufijtë botërorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *