Nga SHBA, Spanjë e Francë/ Letërporosi për shqiptarë në kërkim

Prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndryshe SPAK po heton jo vetëm krime që kanë ndodhur në territorin shqiptar, por edhe jashtë kufijve, kryesisht në ato raste kur të implikuar janë shtetas shqiptare.

Madje, hetimet përmes 6 skuadrave të përbashkëta hetimore të krijuar me autoritetet italiane dhe nën drejtimin e Eurojust, kanë bërë që të ketë hetime intensive për grupe kriminale kryesisht në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Prokuroria e Posaçme, gjatë periudhës njëvjeçare të ushtrimit të funksioneve ka plotësuar praktikat per 24 kërkesa për ekstradime të shtetasve, nga të cilat 7 kërkesa nga Shqipëria drejtuar shteteve të huaja dhe 17 nga autoritetet e huaja drejtuar vendit tonë.

Për kryerjen e këtyre veprimeve janë përpiluar kërkesa për ndihmë të ndërsjelltë juridike drejtuar autoriteteve gjyqësore të huaja. Përsa i përket këtyre kërkesave për vitin 2020 janë bërë nga Prokuroria e Posaçme 39 kërkesa drejtuar autoriteteve të huaja.

Gjatë vitit 2020, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë trajtuar 64 kërkesa për ndihmë të ndërsjelltë juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja, të paraqitura në bazë të konventave të Këshillit të Europës dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është pjesë.

Katër kërkesa kanë të bëjnë me hetime për veprat penale të kryera nga persona pjesëmarrës në organizata terroriste. Shtetet me numrin më të lartë të kërkesave për hetime në Shqipëri janë Italia, më pas Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania, Spanja, Turqia, Mali i Zi e deri tek Polonia, Austria Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga totali i kërkesave 24 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa pjesa tjetër është në fazë ekzekutimi, ku për të gjitha rastet është marrë lejimi nga Ministria e Drejtësisë dhe gjykata për ekzekutimin e këtyre letërporosive. Krahas kërkesave për ndihme juridike që lidhen me hetime të autoriteteve të huaja, lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë të nevojshme kryerja e veprimeve hetimore apo verifikimeve jashtë Shqipërisë. Për kryerjen e këtyre veprimeve janë përpiluar kërkesa për ndihmë të ndërsjelltë juridike drejtuar autoriteteve gjyqësore të huaja.

Përsa i përket këtyre kërkesave për vitin 2020 janë bërë nga Prokuroria e Posaçme 39 kërkesa drejtuar autoriteteve të huaja./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

151 thoughts on “Nga SHBA, Spanjë e Francë/ Letërporosi për shqiptarë në kërkim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *