“Bllokadë” nga Mali i Zi, Shqiptarët kalojnë vetëm me test

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj u mundësohet hyrja në Mal të Zi, vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

Ndërsa, një ditë më parë, qeveria greke vendosi të shtyjë afatin e vlefshmërisë për dokumentet e qëndrimit dhe vërtetimeve për aplikim për shtetasit nga vendet e treta, që e kanë pasur afatin e skadimit gjatë periudhës 1 janar-2020-31 korrik 2020.

Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *