Ilir Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën, lojë e pandershme e korrigjimeve territoriale

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, çmoi sot me Titullin ”Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarin e shquar të diasporës sonë kombëtare dhe atdhetarin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu.

Kryetari i shtetit shqiptar, gjatë kësaj ceremonie ka akuzuar drejtpërdrejt Serbinë se po synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale duke bërë thirrje për të ndalur shpopullimin e trojeve shqiptare, përcjellë Klan Kosova.

”Në vlerësim për veprimtarinë frymëzuese, nxitëse, mobilizuese dhe përkrahëse, në mbrojtje të lirive e të drejtave themelore individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në përgjithësi, dhe në Medvegjë, në veçanti, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarin e shquar të diasporës sonë kombëtare, atdhetarin, z.Muharrem Salihu.

Prej vitesh ai lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb, në kufijtë ekstremë të ekzistencës sonë si shqiptarë. Është i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës.
Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale, por kjo nuk ndihmon bashkëjetesën ndëretnike atje, as kontribuon për paqen e stabilitetin në rajon.
Është koha të bashkojmë të gjitha energjitë për të ndalur hemoragjinë kombëtare, shpopullimin e trojeve shqiptare, veçanërisht nga rinia!”.
Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

48 thoughts on “Ilir Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën, lojë e pandershme e korrigjimeve territoriale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *