Konfiskohen 4 kilogram heroinë, arrestohet 27 vjeçari nga Hasanbegu

Gjatë ditës së djeshme (21.12.2020) policia pas një urdhri gjyqësor ka kryer bastisje në shtëpinë e 27 vjeçarit E.M. nga Hasanbegu i Shkupit për të cilin kishte njohuri se merret me tregti të paligjshme të drogës, gjegjësisht heroinës dhe kokainës në rajonin e Shkupit dhe qyteteve tjera lindore të vendit.

Gjatë bastisjes, janë gjetur rreth katër kilogram heroinë, të paketuar në më shumë pjesë me madhësi të ndryshme, dedikuar për shitje. Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me afro 200 plumba. E.M. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *