Pub-i 100 vjeçar në Britani, shqiptarët e kthejnë ‘fermë kanabisi’

21 vjeçar shqiptar Ritvan Qullhaj, u burgos për 14 muaj por pretendonte se ishte detyruar të drejtonte një “fermë kanabisi” në apartamentin mbi pub-in Windsor Arms në Uells të Britanisë.

Mediat vendase thonin se emigranti ilegal ishte kujdesur për fermën e kanabisit në Rhyl të Uellsit duke rritur më shumë se 300 bimë narkotike, në një vlerë të llogaritur në rreth 30,000 paundë.

Kur policia bastisi vendin dhe arrestoi 21-vjeçarin, ai pretendonte se ishte detyruar nga të tjerë ta bënte.

Por sot në gjyqin e tij autoritetet hidhnin dyshime mbi pretendimet e tij, duke thënë se “menaxheri i fermës” ishte parë shpeshherë “duke pirë birrë i kënaqur, e duke luajtur bixhoz në dyqanet lokale”.

Ritvan Qullhaj ka pranuar fajin e rritjes ilegale të kanabisit dhe u dënua me 14 muaj burg nga gjykata e Mold. Prokurori Andrew Green tha se Qullhaj kishte hyrë në Britani ilegalisht nga Shqipëria.

Në 15 janar të këtij viti policia e Uells ekzekutoi mandatin e bastisjes së adresës së dyshimtë në rrugën Kinmel Street, në Rhyl, ku gjeti një “fermë të sofistikuar për prodhimin e kanabisit”.

Oficerët thanë se gjetën një total prej 207 bimë të vjelura dhe 107 bimë “në ciklin e rritjes”.

Prokurori tha: “Ishte një fermë e masës së mesme me një nivel relativisht të lartë sofistikimi dhe disa zona rritjeje.”

Në lidhje me pretendimet e Qullhaj se ishte “detyruar” të punonte në fermën ilegale, oficerët thanë se ai “është parë në kamerat e sigurisë duke blerë ushqime, pije e madje duke kaluar kohë në dyqanin e basteve në rrugën Bedford Street.”

Prokurori shtoi: “Ai thotë se është takuar me disa njerëz dhe i ofruan punë, por zoti  Qullhaj është parë që ecën lirisht në Rhyl dhe viziton dyqanet e basteve. Nëse po jetonte me frikë atëherë përse shpenzonte para për bixhoz?”

Ndërsa avokati Efion Tomos, tha se klientii tij kishte ardhur në Britani për një jetë më të mirë dhe se ishte në borxhe.

Ai shtoi se Qullhaj, i cili më parë nuk kishte një adresë fikse, është penduar.

Qullhaj, i cili foli në seancë me anë të një perkthyesi, tha se e kishte shumë të vështirë jetën e burgut. Gjykatësi tha se pas vuajtjes së dënimit me 14 muaj burg, do të deportohet në Shqipëri.

Gjykata urdhëroi shkatërrimin e fermës së zbuluar të kanabisit./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

612 thoughts on “Pub-i 100 vjeçar në Britani, shqiptarët e kthejnë ‘fermë kanabisi’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *