Sa i rrezikshëm është lloji i mutacionit i coronavirusit që ka filluar të përhapet në Angli?

Në ditët e fundit, më shumë se një mijë raste të infeksionit me një variant të ri të coronavirusit janë zbuluar në Angli. Rastet janë raportuar kryesisht në jug të vendit.

“Ne kemi identifikuar një variant të ri të coronavirusit që mund të lidhet me një përhapje më të shpejtë në jug-lindje të Anglisë”, tha dje Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Analiza fillestare sugjeron që ky variant po përhapet më shpejt se ato ekzistuese. Duhet të theksoj në këtë pikë që tani për tani nuk ka asnjë indikacion që ky variant shkakton një formë më serioze të sëmundjes, dhe informacioni i fundit klinik është se nuk ka shumë të ngjarë që ky mutacion të mos i përgjigjet vaksinës”, shtoi ai.

Megjithëse Sekretari i Shëndetësisë theksoi se kjo nuk është ndoshta një tendosje më e rrezikshme e COVID-19, shkencëtarët ende, për dy arsye, po monitorojnë nga afër këtë situatë, shkruan BBC.

E para është se nivelet e këtij lloji janë më të larta në zonat me një numër më të lartë të infektuarish, gjë që mund të jetë një shenjë e keqe. Gjegjësisht, virusi mund të shndërrohet në mënyrë të tillë që të përhapet më lehtë dhe kështu të shkaktojë më shumë infeksione. Ekspertët tani janë duke punuar në eksperimente në laborator për të përcaktuar nëse është kështu.

Një tjetër arsye pse profesionistët mjekësorë janë vigjilentë për këtë lloj, është mënyra se si e ka origjinën.

“Ekziston një numër çuditërisht i madh i mutacioneve, më shumë sesa prisnim, dhe disa prej tyre duken shumë interesante”, tha mikrobiologu Nick Loman i Konsorciumit COVID-19 Genomics UK (COG-UK), i cili gjithashtu identifikoi këtë variant.

“Ekzistojnë dy grupe thelbësore të mutacioneve, dhe të dyja janë të vendosura në proteinën kryesore të virusit. Kjo proteinë është një lloj çelësi që virusi përdor për të zhbllokuar dyert në qelizat në trupin tonë dhe për t’i sulmuar ato, transmeton Telegrafi.

Në mutacionin N501, pjesa më e rëndësishme e virusit, e ashtuquajtura fushë lidhës receptori (RBD), është ndryshuar. Këtu ndodh kontakti i parë me sipërfaqen e qelizës njerëzore. Çdo ndryshim që e bën më të lehtë hyrjen e virusit në qelizë ka të ngjarë të përshpejtojë përhapjen e tij. Kjo më duket si një përshtatje e rëndësishme”, shtoi ai.

Fusha e lidhjes së receptorëve (RBD) është një pjesë kyçe e virusit që gjendet në proteinën e tij, e cila e lejon atë të bashkohet me receptorët e trupit dhe të hyjë në qeliza.

Një tjetër mutacion – një problem me vaksinat e ardhshme?

Grupi i dytë i mutacioneve, u vu re nga ekspertët më herët. Ky mutacion ka ndodhur disa herë./telegrafi

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Sa i rrezikshëm është lloji i mutacionit i coronavirusit që ka filluar të përhapet në Angli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *