NBA ngre siparin e sezonit të ri, Lakers e nisin me humbje në derbi

Kampionati më i ndjekur në glob i basketbollit, NBA ka ngritur siparin e sezonit të ri në orët e para të mëngjesit të sotëm pikërisht me sfidën e zhvilluar në “Barclays Center” të New York-ut mes Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors.

Të udhëhequr nga dyshja Kyrie Irving dhe Kevin Durant, Nets ia dolën ta nisin mbarë sezonin, pasi triumfuan me rezultatin 125-99 në një ndeshje të cilën e dominuan që në fraksionin e parë, të cilin e mbyllën me shifrat 40-25.

Loja e mirë e Brooklyn vijoi edhe në fraksionin e dytë e të tretë, ndërsa Golden State Warriors u zgjua vetëm në pjesën e fundit të lojës, por atëherë nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen, pasi gjithçka ishte vendosur më herët.

Vetëm pak pas përfundimit të sfidës në “Barclays Center”, zbritën në fushë për të nisur sezonin e ri edhe kampionët në fuqi, kalifornianët e Los Angeles Lakers.

Shorti i kishte vendosur këta të fundit në derbin ndaj Los Angeles Clippers që në javën e parë, ndërsa në “Staples Center” u zhvillua një sfidë vërtetë spektakolare dhe e luftuar.

Të udhëhequr nga Paul Geroge dhe Kaëhi Leonard, Clippers e nisën vrullshëm fraksionin e parë dhe arritën të fitojnë me shifrat 19-39.

Ky rezultat zgjoi Lakers, që reaguan në fraksionin e dytë dhe fituan 35-17, por pjesa e tretë foli sërish për Clippers që thelluan edhe më tej avantazhin, të cilin e ruajtën deri në fund për ta nisur sezonin me fitore.

Basketbollisti 30-vjeçar Paul Geroge ishte më i miri i ndeshjes në derbin kalifornian, pasi shënoi 33 pikë, rikuperoi 6 topa dhe dha 3 asiste, duke qenë protagonist i padiskutueshëm i fitores së Los Angeles Clippers./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

152 thoughts on “NBA ngre siparin e sezonit të ri, Lakers e nisin me humbje në derbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *