​Kosovë/ Të hënën seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë të hënën ta miratojnë buxhetin për vitin 2021.

Kjo pasi, me inicim të LDK-së dhe nënshkrim të mbi 40 deputetëve fillimin e javës së ardhshme pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e Projektligjit për ndarjet buxhetore.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se në rend të ditës së kësaj seance pritet të jenë edhe miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedurë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për pavlefshmërinë e votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, partitë parlamentare, me përjashtim të LVV-së kanë shprehur gatishmërinë për ta miratuar buxhetin për vitin 2021./KosovaPress/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

13 thoughts on “​Kosovë/ Të hënën seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *