“Arsimi është shtylle e asaj se çfarë lloj shoqërie duam të kemi. Aty duhet t’i ndërtojmë qytetarët e ardhshëm dhe t’i profilizojmë në një mënyrë që mendojmë se do ta dërgojnë vendin përpara”, tha Carovska.

Ajo theksoi se në përgatitjen e konceptit, si kudo në botë punojnë pedagogë, psikologë dhe këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa ekspertët nga disiplina të caktuara shkencore do të përfshihen në përgatitjen e programeve mësimore.

“Në këtë fazë të diskutimit publik përmes një dialogu konsultativ, është e rëndësishme për ne që ta dëgjojmë mendimin e të gjithëve dhe bazuar në atë të krijojmë reformë që do të japë rezultate të mira. Sepse përmes saj shteti po ndryshon dhe sistemi arsimor po ndryshon për më mirë”, tha Carovska.