Myftiu Naim ef. Tërnava në vizitë homologut të tij Reis Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetait

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti sot në vizitë Myftiun e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, H. Naim ef. Tërnavën me anëtarë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava e vizitoi sot homologun e tij, Hfz. Shaqir ef. Fetain për ta uruar me rastin e zgjedhjes Kryetar i BFI-së nga ana e trupit votues të këtij institucioni. Ata u pritën në selinë e Bashkësisë Fetare Islame nga Reisul Ulemaja dhe anëtarë të Rijasetit.

Myftiu Tërnava e përshëndeti zgjedhjen e Hfz. Shaqir ef. Fetain në funksionin e Reisul Ulemasë dhe i uroi shëndet e mbarësi.

Nga ana tjetër, Reis Ulemaja e falënderoi mikun e tij të kahershëm, Myftin e Kosovës dhe biseduan për shumë çështje me rëndësi për të dyja palët, më e rëndësishmja e të cilave intensifikimi i marrëdhënieve të mira mes bashkësive simotra dhe zhvillimi i hovshëm dhe i mëtejshëm i bashkëpunimit mes të gjitha bashkësive fetare të rajonit, e në veçanti mes tri bashkësive simotra, asaj të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndër të tjera, njëzëri deklaruan se përfaqësimi i denjë i Islamit është kyç dhe shumë i rëndësishëm për kohën dhe vendin në të cilin jetojmë.

Në fund, të dy Kryetarët dhanë një deklaratë të përbashkët për media dhe falën namazin e drekës në xhaminë Isa Beu.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

101 thoughts on “Myftiu Naim ef. Tërnava në vizitë homologut të tij Reis Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetait

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *