Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Gazetari Valon Syla është sulmuar dje fizikisht nga një person në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast policia ka dhënë detaje.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gazetari Syla pas sulmit ka marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari është paraqitur në polici dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitë në stacion policor, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *