Taravari: Komuna e Gostivarit e mbyll vitin 2020 me mbi 100 projekte të realizuara

Në fund të vitit fiskal 2020, Komuna e Gostivarit ka arritur sukses në shpenzimin dhe menaxhimin e financave publike pa shqetësime, edhe përskaj pandemisë. Kjo ka ndodhur falë punës efikase të të gjithë administratës komunale dhe stafit tjetër mbështetës, të cilët kanë arritur të kryej me efikasitet punët rreth aspektit financiar.
Institucone ndërkombëtare dhe vendore me renome, Komunën e Gostivarit e kanë kategorizuar si shembull në menaxhimin e financave publike. Komuna e Gostivarit ka arritur që në raport me kërkesat e qytetarëve për realizim të projekteve të përmbushë nevojat dhe planifikimin e bërë për vitin 2020 me mbi 100 projekte kapitale të filluara dhe realizuara gjatë vitit që lejmë pas.
Projektet jetike në tërë territorin e Komunës së Gostivarit, kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Komuna e Gostivarit vazhdon të jetë ndër institucionet e rralla publike në vendin tonë që vitin fiskal e mbyll pa mbetje financiare që kanë qenë të planifikuara të shpenzohen dhe nuk janë shpenzuar. Kjo dëshmon për efikasitet të theksuar në realizimin e buxhetit për vitin 2020.
Periudhën e ardhshme për të respektuar ardhjen e bashkëatdhetarëve tanë në vendlindje, festat e fundivit dhe motin, i cili ka paralajmërime nga fundi i kësaj jave të fillojnë rreshjet, do të duhet punët në terren të ndëpriten deri në një periudhë kohore të papërcaktuar.
Falenderojmë qytetarët të cilët në çdo vendimmarrje kanë qenë krah për krah me ne dhe urojmë viti i fundit i mandatit tonë, të mbyllet me gjithçka të realizuar nga ajo që kemi premtuar në 2017-tën

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Taravari: Komuna e Gostivarit e mbyll vitin 2020 me mbi 100 projekte të realizuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *