Zaev: Automjetet me targa të huaja do të duhet të nxirren jashtë vendit çdo 3 muaj

Duke folur në temën e regjistrimit të veturave me targa të huaja, kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se pronarët e automjeteve të tilla, të cilët kanë hyrë në vend deri më 1 tetor do të kenë mundësinë t’i regjistrojnë, me 50% tatim më të lirë automjetet motorike, pra shuma totale e doganave dhe akcizës. Ata që nuk do ta transferojnë automjetin e tillë në targat e Maqedonisë, do të duhet të veprojnë në përputhje me ligjet evropiane.

“Kjo do të thotë tre muaj këtu, të paktën makina tre muaj jashtë shtetit. Pastaj tre muaj këtu, pastaj tre muaj jashtë. Kjo monitorohet sot me sistemet elektronike të Ministrisë së Brendshme. Ne e bëjmë prerjen në 1 tetor,” tha Zaev në emisionin magazina ekonomike, alsat.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Zaev: Automjetet me targa të huaja do të duhet të nxirren jashtë vendit çdo 3 muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *