1000 franga bonus, kush merr vaksinën kundër COVID-19

Pandemia e koronavirusit, gjunjëzoi thuajse gjithë botën, për shkak të shtrirjes së gjerë të infeksionit, ku përveç rasteve të sëmundjes, ka edhe shumë vdekje.

Megjithatë, vaksina e koronavirusit është duke u dorëzuar gradualisht vende-vende, por ka një skepticizëm të madh me aplikimin e saj tek të prekurit me COVID-19, përcjellë Klan Kosova.

Por një profesor i Ekonomisë në Universitetin e Cyrihut, po propozon bonus për ata që duan të vaksionjnë.

Helmut Dietl, Profesor i Administrimit të Biznesit në Universitetin e Cyrihut, po rekomandon këtë bonus vaksinimi.

Siç shkruan blick.ch, ai sqaron se ”nëse do të paguanit 1,000 Franga zvcerane për çdo person që vaksinohet, do të kishte shumë më shumë gjasa të arrini numrin e njerëzve të vaksinuar për t’i dhënë fund pandemisë”.

Ndersa sipas analizave të epidemiologëve zviceranë, për të ndaluar përhapjen e plotë të virusit, 60-70 përqind e popullsisë duhet të vaksinohen. Vetëm atëherë arrihet imuniteti i tufës.

Imuniteti i tufës do t’i kushtonte shtetit zviceran 5.3 miliardë CHF – nëse vaksina është efektive në 90 përqind të njerëzve. Klan kosova/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

13 thoughts on “1000 franga bonus, kush merr vaksinën kundër COVID-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *