Kur do ti vijë fundi pandemisë së COVID-19? Drejtori i Pfizer jep lajmin e shumëpritur

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla thotë se fundi i pandemisë është çështje kohe, pasi sipas tij, mjekët kanë në duar një mjet efikas, vaksinën. Greqia do të marrë fillimisht nga Pfizer 2 milionë doza ndërsa vaksinimi në këtë vend dhe mbarë Bashkimin Europian do të fillojë më 27 dhjetor.

“Do të duhet pak kohë, por tani kemi në duar zgjidhjen që është efikase dhe mbetet çështje kohe që pandemisë t’i vijë fundi.” Me këto fjalë shprese ju drejtua publikut drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer Albert Bourla gjatë një interviste me televizionin publik grek ERT.

I pyetur në lidhje me vaksinat që Pfizer do t’i vendosë në dispozicion Greqisë, Bourla tha se vendi do të marrë rreth dy milionë nga sasia prej 200 milionë që janë blerë nga Bashkimi Europian.

Në lidhje me mutacionin e virusit, Bourla tha se do të duhet pak kohë derisa të kuptohet rrez1ku, ndërsa nënvizoi me besim se “vaksina e zhvilluar është efikase edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

420 thoughts on “Kur do ti vijë fundi pandemisë së COVID-19? Drejtori i Pfizer jep lajmin e shumëpritur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *