MASH me koncept të ri për vlerësimin e nxënësve në arsimin fillor

Koncepti i ri i propozuar për arsimin fillor parashikon edhe mënyrën e re të vlerësimit të nxënësve. Në lëndët shkencat shoqërore dhe natyrore ku do të shkrihen historia, gjeografia, kimia, fizika, biologjia, edukimi qytetar dhe etika, mësuesit do t’i vlerësojnë nxënësit secili me notë veçmas dhe në fund do të dakordohen për një notë të përbashkët.

Ne kemi thënë që ky koncept kërkon bashkëpunim të vazhdueshme mes mësuesve në aktivet profesionale. Mësuesit nga biologjia, kimia, fizike ose ata të shkencave shoqërore do të ulen dhe bashkërisht si do të merren vesh që ti realizojnë orët ashtu edhe do të dakordohen për notën. Secili do të formojë notë për pjesën e vet dhe në fund një notë të përbashkët për lëndën”-tha Violtea Petrovska-Beshka, profesore universitare.

Nga Sindikata për Arsim e Tetovës shprehen kundër një vlerësimi të tillë të nxënësve. Thonë se është i padrejtë duke kujtuar se prirjet e nxënësve nuk janë njësoj për të gjitha lëndët. SASHK-ut në Tetovë kërkon nga Dikasteri i Arsimit që ky koncept fillimisht të zbatohet si pilot projekt në shkolla të caktuara.

Nuk jemi kundër ndryshimeve të reja por kërkojmë që të njëjtat të realizohen në kontinuitet. Kërkojmë që koncepti I propozuar fillimisht të zbatohet si pilot projekt në disa shkolla për të parë rezultatet e tij pas një ose dy vjetësh. Kujtojmë se një model I tillë vështirë do të mund të gjej zbatim në shumë shkolla me kushte të vështira për mësim”-pohoi Sindikata e Arsimit, dega Tetovë.

Ndaj konceptit të ri për arsimin fillor kanë reaguar edhe nga shoqatat e biologëve, kimistëve, fizikanëve dhe teknologëve. Thonë se reformat e nxituara dhe jo të konceptuara sa duhet çojnë në më shumë probleme sesa përfitime. Sipas këtyre shoqatave, historia e ndryshimeve në arsim tregon se reformat e nxituara shpesh ndikojnë negativisht në njohuritë e nxënësve, veçanërisht në lëndët e grupit të shkencave natyrore, fizikës, kimisë dhe biologjisë. Gjithashtu kanë reaguar edhe nga Instituti I Filozofisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

66 thoughts on “MASH me koncept të ri për vlerësimin e nxënësve në arsimin fillor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *