Rekordi me 644 gola/ Lionel Messi u ‘dërgon’ dhuratë kundërshtarëve të tij portierë

Nga një birrë për çdo portier që ka pësuar një gol nga Lionel Messi.

Vendimi është marrë nga kompania e njohur Budweiser, që ka vendosur të krijojë një shishe birre, të shifruara, për 644 golat e argjentinasit, i cili fundjavën e shkuar theu rekordin e Pele sa i përket golave me një skuadër.

Mes portierëve të përfshirë është edhe Gigi Buffon, portier i Juventus, i cili është përballur disa herë me 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Bud… faleminderit për birrat. Po e marr si kompliment. Kemi përballur beteja të mëdha në vitet e shkuara. Urime për thyerjen e rerkordit të 644 golave me një skuadër Messi! Është me të vërtetë një rezultat i pabesueshëm”, shkruan Buffon./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

124 thoughts on “Rekordi me 644 gola/ Lionel Messi u ‘dërgon’ dhuratë kundërshtarëve të tij portierë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *