Visar Ymeri: Rezultati i Vetëvendosjes nuk do të jetë i njëjtë nëse Albin Kurti nuk lejohet të garojë për deputet

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se buxheti nuk mund të ndryshohet nga qeveria e re edhe nëse ajo zgjedhet në muajin mars, që llogaritet si koha më e hershme e mundshme për formimin e qeverisë.

Ymeri thotë se LDK dhe PDK mund të ngrihen në zgjedhje nëse e luajnë elementin e befasisë.

“Befasi nuk mjafton të jetë vetëm kandidati për kryeministër, por edhe një ndryshim më i thellë që në këtë rast do të ishte largimi i Isa Mustafës. Nëse LDK është duke shkuar kaq komode në zgjedhje do të jetë qasje e gabuar e tyre”, tha ai në “Debat Plus”.

Analisti thotë deri në zgjedhje subjektet politike do të bëjnë veprime tjera që do të ndikojnë në zgjedhje, përcjell Telegrafi.

“Rezultatin e Vetëvendosjes do ta dikojë shumë edhe nëse do i lejohet apo jo Albin Kurtit që të  garojë në zgjedhje. Nuk e di nëse impakti do të jetë pozitiv apo negativ por nuk do të mbetet e njëjtë”.

Ymeri thotë se koalicionet e mundshme LVV-Vjosa osmani, PDK-NISMA apo LDK-AKR do të mund ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Por është e çartë se fitoren e Vetëvendosjes nuk do ta mund të cenojnë këto ndryshime”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Visar Ymeri: Rezultati i Vetëvendosjes nuk do të jetë i njëjtë nëse Albin Kurti nuk lejohet të garojë për deputet

  • 10/10/2021 at 14:10
    Permalink

    61290 162477Hi there, I found your blog by way of Google even though searching for very first aid for a heart attack and your post looks very intriguing for me. 877796

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *