Izraeli ndërmerr sulme ajrore në Rripin e Gazës

Nga sulmet u dëmtuan një spital për fëmijë, zona rezidenciale dhe qendra e rehabilitimit për personat me aftësi të kufizuara në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, sipas dëshmitarëve të intervistuar nga AA

Ankara

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, njoftuan burimet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet në Gaza thanë se forcat ajrore goditën kampin e refugjatëve al-Bureij në Gazën qendrore dhe rajonin Deir al-Balah.

Nga sulmet u dëmtuan një spital për fëmijë, zona rezidenciale dhe qendra e rehabilitimit për personat me aftësi të kufizuara në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, sipas dëshmitarëve të intervistuar nga AA.

Ushtria izraelite shkroi në Twitter se goditi objektivat e Hamasit, duke përfshirë një vend për prodhimin e raketave, infrastrukturën nëntokësore dhe një post ushtarak.

Sulmet erdhën pasi Izraeli të premten pretendoi se ka rrëzuar dy raketa të lëshuar nga Gaza me sistemin e mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurit”.

Autoritetet e Gazës ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmet ajrore./AA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

9 thoughts on “Izraeli ndërmerr sulme ajrore në Rripin e Gazës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *