Nicki Minaj shfaqet me kreacion të Albërie Hadërgjonajt

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që përveç muzikës, ka përqendruar aktivitetin e saj edhe në biznes.

Ajo ka hapur një atelie veshjesh në Tiranë nën emrin “Albëri Couture”, ku nxjerr në shitje kreacione të ndryshme, kryesisht për gjininë femërore.

E pikërisht një nga veshjet e dyqanit të saj, së fundmi është promovuar nga reperja me famë botërore, Nicki Minaj.

Në fotografinë e fundit që rap-artistja amerikane ka publikuar në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur shumë atraktive duke pozuar me partnerin e saj pranë pemës së Vitit të Ri.

Minaj dukej e mrekullueshme një fustan të bardhë me shkëlqim dhe prerje të shumta, e që ishte pikërisht kreacion i linjës së veshjeve të këngëtares Hadërgjonaj.

Ka qenë vet Albërija ajo e cila ka publikuar po ashtu në Instagram këtë imazh të Nickit, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Nicki shkëlqen në ‘Albëri Couture’”.

Duket se familjes Hadërgjonaj po i ecën mjaft mirë debutimi në tregun ndërkombëtar, pasi javë më parë edhe vajza e këngëtares, Anxhelina Hadërgjonaj, mori përkrahjen e super yllit Kim Kardashian për këngën e saj të parë me titull “Predicious”. /Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

223 thoughts on “Nicki Minaj shfaqet me kreacion të Albërie Hadërgjonajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *