Presidenti Meta ka pritur Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Dancho Markovski

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me shumë kënaqësi Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Dancho Markovski njofton presidenti i Shqipërisë Meta në facebook. Më tej shkruan:
”E urova për suksese në misionin e Tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.
E sigurova se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë lidhjet e ngushta, në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.
Vlerësova lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik shkruan presidenti Meta

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *