Qeveria e Kosovës: Nuk ka hyrë asnjë vaksinë në veri

Qeveria në detyrë e Kosovës tha se nuk ka asnjë informacion nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina kundër sëmundjes COVID-19, të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit.

Të premten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën Pfizer/BioNTech, e cila ka arritur në Serbi para disa ditësh.

“Nëse këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna”, thuhet në deklaratën e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë në lidhje me këtë çështje, as përmes Zyrave Ndërlidhëse, as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Vuçiç tha të premten se vaksinimi ka filluar në Leposaviq dhe se do të nisë edhe në Mitrovicë.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor.

Ndërsa në Kosovë, nuk vaksina nuk ka ardhur ende edhe pse ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, thotë se institucionet janë të angazhuara që sa më shpejt ta sigurojnë vaksinën.Sidoqoftë ai nuk konfirmoi nëse Kosova po zhvillon negociata me kompanitë Pfizer dhe BioNTech për sigurimin e vaksinës së tyre.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Qeveria e Kosovës: Nuk ka hyrë asnjë vaksinë në veri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *