Rusia fillon vaksinimin masiv të popullit me vaksinën Sputnik V

Ministria ruse e shëndetësisë ka miratuar vaksinën Sputnik V për vaksinimin masiv të njerëzve mbi moshën 60 vjeç, tha Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko sot për televizionin Rusia 24.

“Vaksina Sputnik V ishte aprovuar më parë për përdorim nga njerëzit e moshës 18 vjeç e lart, por tani e tutje, qytetarët mbi moshën 60 vjeç e lart mund të vaksinohen,” tha Murashko, duke shtuar se vaksinimet masive kryhen në të gjithë Rusinë.

Vaksinimi kundër Covid-19 në Rusi filloi më 10 dhjetor dhe Murashko njoftoi se vaksinat do të shpërndahen në të gjitha rajonet e vendit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

379 thoughts on “Rusia fillon vaksinimin masiv të popullit me vaksinën Sputnik V

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *