Shkup, paralajmërohet transport i shpejtë me autobus

Relacioni i parë për të ashtuquajturin Transport i shpejtë me autobus do të jetë në dispozicion për banorët e Shkupit nga Novo Lisiçe në Gjorçe Petrov, do të thotë bashkim i Shkupit lindor dhe atij perëndimor. Transporti i ri është planifikuar të drejtohet në korsinë e tretë të bulevardit Arradhat Partizane, e cila do të përdoret ekskluzivisht për transport të shpejtë me autobus. Stacionet e autobusëve do të vendosen në mes të bulevardit dhe Shilegov siguron se nuk do të hiqet shumë gjelbërim.

Ndërtimi i infrastrukturës dhe ndalesave, por edhe blerja e rreth 60 autobusëve duhet të kushtojë rreth 70 milion euro. Në fazën e dytë, transporti i shpejtë me autobus do të lidhë pjesën veriore dhe jugore të qytetit, pra nga Buteli në Kisella Vodë.

“Do të duhen pesë vjet, që linja e dytë e autobusit të shpejtë të funksionojë. Ata do të kalojnë nëpër Bit Pazar. Kjo linjë është paralajmëruar për vitin 2025, sepse rrugët midis Butelit dhe Kisela Vodës duhe zgjeruar më tej. Korsia e trafikut në të cilën do të kalojnë autobusët nuk do të lejohet të përdoret nga automjete të tjera, dhe se si do të duket kjo, Qyteti i Shkupit do ta zbulojë për gjysmë viti”

Sipas planit, të dy linjat duhet të bashkohen në Qendër pranë pishinës Olimpike. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta lokale, dhe tema për zgjidhjen e kaosit të trafikut në Shkup, të tilla si ndërtimi i një metro, tramvaji dhe aktualisht – projekti për transport të shpejtë, është përdorur nga pothuajse të gjitha partitë dhe kandidatët për kryetarë të komunave. Nga e gjithë kjo, në vitet e kaluara, janë blerë vetëm autobusë të rinj, të cilët, si të gjitha automjetet tjera, mbetnin të bllokuar në trafik. Burimi alsatm/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Shkup, paralajmërohet transport i shpejtë me autobus

  • 10/22/2021 at 00:44
    Permalink

    Superb blog you have here but I was wondering if you knew of any discussion boards that cover the same topics talked about in this article? I’d really like to be a part of community where I can get feedback from other experienced individuals that share the same interest. If you have any recommendations, please let me know. Thanks a lot!

    Reply
  • 08/02/2021 at 07:09
    Permalink

    Very well written post. It will be useful to anyone who usess it, as well as myself. Keep up the good work – for sure i will check out more posts.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *