Vaksina kundër Covid-19 arrin në disa shtete fqinjë

Që sot kanë arritur sasitë e para të vaksinave anti-kovid në shtetet fqinje. Mëngjesin e së shtunës në Sofje zbarkoi kontingjenti i kompanisë farmaceutike Pfizer me 9,750 doza. Në masa të sigurisë së lartë u transportuan nëpër pikat spitalore në mënyrë që nesër të filloj vaksinimi kundër CoVid-19. Nga porosia e janarit prej 62,500 dozave pritet që një pjesë të ndajnë edhe për shtetin tone, bazuar në marrëvehjen bërë gjatë javës mes autoriteteve bullgare dhe autoriteteve tona shëndetësore. Edhe Greqia sot mori sasinë e njëjtë të dozave, të cilat pritet të fillojnë të injektohen te njerzit nga e diela. Sipas autoriteteve greke, deri në fund të janarit do të marrin 429 mijë doza, disa prej të cilave pritet t’i nisin drejt Shkupit, si donacion i premtuar nga Kryeministri Micotakis. Dy shtetet fqinjë pranuan këto vaksina meqenëse janë vende anëtare të BE-së, ku të gjitha shtetet pritet që të nisin vaksinimin që nesër. /alsatm

 

 

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Vaksina kundër Covid-19 arrin në disa shtete fqinjë

  • 11/08/2021 at 00:45
    Permalink

    836621 461380Hello! Ive been following your blog for a although now and finally got the courage to go ahead and give you a shout out from Kingwood Texas! Just wanted to mention maintain up the great function! 196530

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *