Votim nga shtëpia/ Në Kosovë do të mundësohet për të sëmurët me kovid

Në zgjedhjet e para parlamentare që pritet të mbahen në situatë pandemie në Kosovë, votimi do t’u mundësohet edhe personave të infektuar me Covid 19 e që janë në vetizolim.

Kjo do të bëhet përmes ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët paraprakisht do të marrin konfirmimin e votuesve nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën për votim dhe si rrjedhojë votimi do t’u mundësohet nga shtëpia.

Ekipet mobile do të përbëhen nga katër persona: përfaqësuesi i KQZ-së, përfaqësuesit e partive politike dhe një punëtor shëndetësor.

Bazuar në udhëzimet e lëshuara për zgjedhjet e muajit nëntor për kryetar komune e Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë, KQZ duhet të përkujdeset që vendvotimet të dezinfektohen kohë pas kohe, të mos lejojnë hyrjen e personave pa maskë në ambiente të brendshme dhe të mbajnë rendin dhe distancën.

Për të gjitha këto detyra, KQZ pritet të shtoj stafin mbështetës që si rrjedhojë do të rrit edhe koston e procesit zgjedhor./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *