Festat e fundvitit gjatë pandemisë, autoritetet paralajmërojë kontrolle të rrepta

Njëzet e nëntë të rinj kanë organizuar aheng në uikend shtëpizë në Vollkovë të Shkupit, por, policia ka prishur ahengun e tyre. Të gjithë janë arrestuar, përfshirë edhe pronarin 24-vjeçar të vilës si dhe DJ te i cili policia ka gjetur substancë pluhur. Ministria e Brendshme paralajmëron kallëzime penale për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. Të premten, policia ka zbuluar aheng në një apartament në Shkup. 13 persona u arrestuan kurse është gjetur edhe drogë.

Të gjithë ata që nuk do t’i respektojnë rregullat, qoftë pronarët e vilave që i japin ato me qira ose qytetarët që marrin pjesë në ngjarje të këtilla, do të ketë kallëzime për përgjegjësi penale sepse rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve”-tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Ministri i Brendshëm përsëriti se po zhvillohet plan veorimi me të cilin policia do të ndjekë dhe do të përcaktojë se ku organizohen tubime për Vitin e Ri. Detajet nuk u bënë të ditura. Megjithatë policia, edhe nëse ka informacione për ahengje me më shumë njerëz, mund vetëm të kontrollojë por jo edhe të hyjë në ndërtesa pa urdhër nga gjykata.

Ne, pra, mund të kontrollojmë çdo paraqitje ose informacion të vetëm që marrim, dhe në atë moment, nëse përcaktohet se me të vërtetë ka organizim, prokurori publik njoftohet dhe veprojmë në bazë të Ligjit për Procedurë Penale”-pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Të shtunën në Shkup, policia dhe inspektorati shtetëror i tregut bënë kontrolle në 285 lokale. Ata zbuluan katër gastronomë që punonin pas orës 18. Një objekt është në lagjen Aerodrom, një në Gazi Babë dhe dy në Saraj, pra fshatrat Kopanicë dhe Çajlanë. Në fshatin Pirok të Tetovës, dje në orën 21:30, u gjetën 15 mysafirë. Pas orës 18, dy objekte në Veleshtë të Strugës punonin. Ministria e Brendshme paralajmëroi padi penale./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

104 thoughts on “Festat e fundvitit gjatë pandemisë, autoritetet paralajmërojë kontrolle të rrepta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *