Messi: Pep dhe Luis Enrique më të mirët me të cilët kam punuar

Zbulohen detaje të reja të intervistës së Leo Messit me gazetarin Jordi Évole në “La Sexta”. Argjentinasi ka treguar në këtë rast se kush janë trajnerët më të mirë që ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij. Ata janë Pep Guardiola dhe Luis Enrique.

“Pep ka diçka të veçantë, ai të bën t’i shohësh gjërat në mënyre… si i përgatit ndeshjet, në aspektin mbrojtës, si të sulmosh… ta shoshte saktësisht se ku ishte loja, si duhej të sulmonim për të fituar.

Unë isha i pafat, në thonjëza , sepse kisha punuar për shumë kohë me Guardiolën dhe Luis Enriquen, dy më të mirët. Puna e gjatë me ta më bëri të rritem shumë në futboll dhe në mençurinë taktike që ata më mësuan”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *