Chelsea kërkon këndelljen ndaj Aston Villës – formacionet zyrtare

Chelsea do të jetë nikoqir i Aston Villës për takimin që luhet në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:30 në stadiumin ‘Stamford Bridge’.

Për këtë sfidë, The Blues do të jenë vetëm pa Hakim Ziyechin që vazhdon të jetë i lënduar.

Në anën tjetër, Aston Villa nuk mund të llogarisë në Tyron Mings për shkak të kartonit të Kuq, Trezeguet, Wesley janë të lënduar dhe Lansbury është jashtë lënë jashtë skuadrës me vendim të trajnerit.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Chilwell, Kante, Jorginho, Mount, Pulisic, Giroud, Hudson-Odoi.

Formacioni startues i Aston Villës: Martinez, Cash, Konsa, Hause, Targett, Luiz, McGinn, Traore, Grealish, El Ghazi, Watkins. /Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

118 thoughts on “Chelsea kërkon këndelljen ndaj Aston Villës – formacionet zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *