Dënohet me 4 vite burg gazetarja kineze që raportonte lidhur me COVID-19 në Wuhan

Gjykata në Shangaj ka shpallur fajtore gazetaren 37-vejçare, Zhang Zhan për “nxitje dhe provokim të popullit”

Një gazetare kineze që ka raportuar në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) që u zbulua në qytetin Wuhan të provincës Hubei të Kinës, është dënuar me 4 vite burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të South China Morning Post, gjykata në Shangaj ka shpallur fajtore gazetaren 37-vejçare, Zhang Zhan për “nxitje dhe provokim të popullit”.

Zhang Keke, avokati i gazetares, tha se klientja e tij është dënuar me 4 vite burg për shkak të pandemisë në Wuhan.

Ai theksoi se klientja e tij e arrestuar në muajin maj që disa muaj është në grevë urie, duke shtuar se Zhang me gjendje të përkeqësuar shëndetësore në gjykatë ka ardhur me karrocë.

Zhang, e cila në fillim të muajit shkurt në Wuhan kishte transmetuar drejtëpërdrejt në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe kishte shkruar një artikull që kritikon mënyrën me të cilën autoritetet i janë qasur virusit, ishte arrestuar në maj.

Ajo jetonte në Shanghai, ndërsa në lidhje me ato që ka dëshmuar në Wuhan kishte bërë transmetim të drejtëpërdrejt nga Twitter, Youtube dhe rrjetet tjera sociale.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën./AA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Dënohet me 4 vite burg gazetarja kineze që raportonte lidhur me COVID-19 në Wuhan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *