Ish këshilltari i Isa Mustafës aderon në PDK

Kandidati për kryeministër, Hoxhaj shkruan:

”Sot i uruam mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahut. Fatoni, ka lindur në Prishtinë dhe rrjedh nga një familje intelektualësh dhe patriotike.

Është i biri i ish të burgosurit politik, Rexhep Abdullahut, i cili për shkak të veprimtarisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte dënuar me 12 vite burg nga pushteti jugosllav.

Në Universitetin e Prishtinës ka përfunduar Fakultetin Juridik. Për kohë të gjatë ka jetuar në Londër dhe atje ka magjistruar në shkencat politike në njërin nga universitetet më të mira në Britani, në UCL.

Faton Abdullahu është autor i disa librave nga fusha e politikës, gjeopolitikës dhe problemeve identitare nacionale e fetare. Për kohë të gjatë është aktiv në mediat shqiptare si analist politik dhe kolumnist. Ka qenë kryeredaktor dhe gazetar në disa media brenda dhe jashtë vendit. Fatoni, për një kohë ka punuar edhe si këshilltar politik dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në vitet 2016-17.

Partia Demokratike e Kosovës është shtëpi e madhe dhe i ka dyert e hapura për personalitete dhe profile të ndryshme profesionale. E falendërova z. Abdullahu për vendimin që t’i bashkohet partisë tonë, pikërisht në këtë kohë kur Kosova po kalon në faza të vështira politike. Jam i bindur se qeverisja e ardhshme e PDK-së do ta nxjerrë Kosovën nga degradimi që i kanë sjellë dy ish-qeverisje të dobëta që e varfëruan vendin, keqmenaxhuan me pandeminë dhe e izoluan Kosovën.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

153 thoughts on “Ish këshilltari i Isa Mustafës aderon në PDK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *