Lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut. BE do të paguajë për vaksinat Covid-19 për kategoritë në rrezik në Maqedoni dhe vendet e BP

Një paketë 70 milion euro është aprovuar nga Komisioni Evropian për të ndihmuar në financimin e prokurimit të vaksinave covid-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndihma sigurohet përmes Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA 2) për të ndihmuar në financimin e hyrjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat covid-19 të prokuruara nga Shtetet Anëtare të BE-së.

Komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varhei tha se BE kishte treguar gjatë gjithë pandemisë se po e trajtonte Ballkanin Perëndimor si një partner të privilegjuar.

“Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë dhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa që do të mundësojnë një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit të kategorive prioritare të qytetarëve në rajon.” “Vaksinimi i shpejtë do të jetë thelbësor për t’i dhënë fund pandemisë si dhe për të filluar rimëkëmbjen socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor.” tha Vanhei transmeton portali 360 shkallë.

Ndihma financiare do të paguhet në formën e granteve që do të mbulojnë koston e vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit.

Kjo do të lejojë vendet e Ballkanit Perëndimor të prokurojnë një numër vaksinash nga kontratat e paradhënies së BE me gjashtë prodhues dhe vendet anëtare individuale të BE do të ndajnë disa nga dozat e tyre të alokuara më parë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

191 thoughts on “Lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut. BE do të paguajë për vaksinat Covid-19 për kategoritë në rrezik në Maqedoni dhe vendet e BP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *