Ndihmë Ballkanit Perëndimor/ KE miraton paketën! Vaksina e Covid-it, 70 milionë euro

KE i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor duke miratuar një paketë 70 milionë euro për aksesim të shpejtë në vaksinën ndaj COVID-19.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se po ndërmerren hapa që sa më shpejt në vendet e Ballkanit Perëndimor të nisë vaksinimi për stafet kritike dhe grupet më të riskuara ndaj COVID-19. Në bazë të kësaj pakete, 70 milionë eurot do përdoren që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë e aksesit për vaksinën nëpërmjet vendeve të BE-së, të cilat tashmë e kanë siguruar të gjitha dhe kanë filluar prej dje programin masiv të vaksinimit.

Theksohet se kjo paketë është e gjitha në formë grantesh për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon herët. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

45 thoughts on “Ndihmë Ballkanit Perëndimor/ KE miraton paketën! Vaksina e Covid-it, 70 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *