Tetë të arrestuar në Kumanovë dhe në Shkup, dyshohen për terrorizëm

Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Siguri Nacionale kanë parandaluar sulm terrorist. Janë planifikuar vrasje dhe sulm ndaj një ndërtese publike për të krijuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikës tek qytetarët, thonë nga Ministria e Brendshme. Në aksionin policor dy ditë më parë në disa vende në Kumanovë dhe Shkup, janë arrestuar tetë anëtarë të organizatës terroriste. Pesë janë nga Kumanova kurse tre nga Shkupi. Ata kanë qenë të drejtuar nga 32-vjeçari A.B. Grupi drejtohej nga ideologjia e organizatës terroriste ISIS kurse një nga anëtarët e grupit ishte pjesëtar i ISIS në Siri. Policia thotë se të gjithë 11 anëtarët e grupit janë prapa grilave sepse tre persona të tjerë, përfshirë krijuesin e grupit terrorist, u arrestuan në gusht. Ata kishin armë, municion, pajisje ushtarake dhe vetë kanë bërë bomba të improvizuara. Grupi terrorist para arrestimit ka testuar forcat dhe pajisjen. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Tetë të arrestuar në Kumanovë dhe në Shkup, dyshohen për terrorizëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *