Arrestohen 8 anëtarë të ISIS/ Operacioni në Kumanovë dhe Shkup, iu gjet armë dhe eksploziv

Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet thanë se kanë arrestuar tetë persona, që sipas tyre janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Autoritetet e rendit thanë se personat janë arrestuar gjatë bastisjeve në Kumanovë dhe në Shkup.

Ata thanë se në bashkëpunim me Agjencinë per Siguri Kombëtare dhe Prokurorinë e kishin ndjekur grupin që prej muajit gusht. Grupi, sipas njoftimit, synonte vrasje dhe shkatërrim të objekteve publike për të krijuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë tek qytetarët.

Policia nuk e ka publikuar identitetin e plotë të anëtarëve të grupit, por vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave. Në një video të lëshuar nga Ministria e Brendshme nuk duken fytyrat e të arrestuarve që po dërgoheshin në stacione policore. Autoritetet thanë se grupi kishte siguruar mjete financiare, armë, municion dhe pajisje ushtarake, përgatitur mjete të improvizuara shpërthyese dhe i kishte provuar dhe aktivizuar ato.

Sipas policisë, personat kishin përdorur aplikacionin WhatsApp për komunikimin midis tyre. Autoritetet thanë se një nga anëtarët e grupit kishte marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë Maqedonisë së Veriut, si pjesëtar i organizatës Shteti Islamik./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

29 thoughts on “Arrestohen 8 anëtarë të ISIS/ Operacioni në Kumanovë dhe Shkup, iu gjet armë dhe eksploziv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *