Guterres me mesazh shprese për vitin e ri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shpërndau një mesazh shprese dhe shërimi për vitin e ri, për qindra miliona njerëz në gjithë botën, jeta e të cilëve është rrënuar nga pandemia e COVID-19 në vitin 2020.

Sekretari Guterres nuk e fshehu trishtimin e për vështirësitë e krijuara nga kjo pandemi, e cila, thotë ai, ka rrënuar jetën e miliona njerëzve, duke e zhytur botën në vuajtje dhe pikëllim.

Ai e përshkruan vitin 2020 si një vit sprovash, tragjedish dhe lotësh, një vit që vazhdon të shkretojë dhe të shkaktojë viktima të reja ndërsa COVID-19 po zgjerohet. Pandemia, tha ai, ka rritur në shkallë të reja varfërinë, pabarazinë dhe urinë.

“Por viti i ri ndodhet para nesh”, tha ai. “Me të, ne shohim rrezet e shpresës: njerëzit që u japin një dorë ndihme fqinjëve dhe të huajve. Punëtorët e vijës së parë duke dhënë gjithçka. Shkencëtarët që zhvillojnë vaksina në kohë rekord. Vendet që marrin angazhime të reja për të parandaluar katastrofën klimatike”. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

214 thoughts on “Guterres me mesazh shprese për vitin e ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *