Indeksi gjerman i aksioneve arrin nivel rekord

Investimet në aksione konsiderohen si një bast për të ardhmen. E ky bast, sipas mendimit të shumë investuesve, ka perspektivë – indeksi gjerman i aksioneve Dax arriti rekord të ri.

Indeksi gjerman i aksioneve, Dax, shënoi (28.12) një rekord të ri duke arritur në deri në 13.818 pikë. Në shkurt pandemia e koronavirusit krijoi panik në bursë: atëherë 13.795 pikët e arritura brenda pak javësh ranë me 40 përqind. Vetëm ndërhyrjet masive me mbështetje financiare nga bankat e rezervave dhe qeveritë për ekonominë e prekur prej masave izoluese sollën kthesën. Me fundin e masave izoluese në shumë rajone ekonomia nisi të rimëkëmbet. Si lokomotivë konsiderohet në radhë të parë ripërtëritja në Kinë, vendi ku u shfaq për herë të parë virusi.

Lajmet për vaksinën u japin impulse kurseve në bursë

Analistët e Deutsche Bank shohin arsye për optimizëm. Lajmet për vaksinën javën e kaluar janë një fitore e pashembullt e shkencës. Kjo do të bëjë që të ketë një normalizim më të shpejtë të jetës së përditshme, ndryshe nga sa mendohej në fillim të pandemisë, deklaruan së fundi strategët e tregut të valutës Robin Winkler dhe George Saravelos. Ata parashikojnë, që një pjesë veçanërisht e rrezikuar e popullsisë në vendet e industrializuara deri në pranverë dhe e gjithë popullsia deri në mes të vitit 2021 do të mund të jenë imunizuar. Deri në normalizimin e jetës së përditshme dhe të jetës ekonomike investitorët i kanë shpresat ende tek ndihmat e mëtejshme të politikës. Fakti që edhe presidenti ende në post i SHBA-së Donald Trump më në fund e nënshkroi paketën koniunkturore rreth 900 miliardë dollarë të miratuar me shumicë nga Kongresi, u dha hov në fillim të javës së fundit të këtij viti tregjeve financiare. E njëjta gjë vlen edhe për paketën tregtare të Brex-it që u vendos mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Ekspertët këshillojnë për maturi

Por ka edhe zëra paralajmërues. As në javën e Krishtlindjeve situata e pandemisë në Gjermani nuk u qetësua, konstatojnë ekspertët e Commerzbank. Rënia e numrit të infeksioneve të reja ka të bëjë vetëm me pakësimin e testimeve. Numri i pacientëve nëpër spitalet gjermane, që po trajtohen me mjekësi intensive është rritur ndërkaq.

Po ashtu ekspertët këshillojnë për maturi sa i përket rritjes së vlerës së Dax-it në rekord të ri. Sipas tregtarëve të bursës ky impuls tani mund të jetë i çastit, dhe qendrueshmëria e këtij zhvillimi mbetet të shihet përgjatë vitit të ardhshëm./DW

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Indeksi gjerman i aksioneve arrin nivel rekord

  • 10/30/2021 at 23:47
    Permalink

    588997 160415I think other website proprietors should take this internet site as an example , very clean and wonderful user genial style . 96819

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *