“S’ka marrëveshje me Greqinë”, Rama: Çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues

Kryeministri Edi Rama tha se çdo shtet që ka dalje në det ka të drejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues aty ku është e mundur sipas konventës.

Ai theksoi se nuk ka marrëveshje me Greqinë sepse nuk është mundësia fizike dhe se për këtë arsye çështja do të shkojë në gjykatë.

Rama tha se Shqipëria po bën atë që bëri Greqia në vitin 1960 në lidhje me daljen në det dhe tani dhe se kjo nuk e cenon vendin tonë. Të gjitha komentet nga presidenti i vendit Ilir Meta apo kreu i PD-së, Lulzim Basha ai konsideron të qëllimshme “qoftë nga Lalzi, qoftë nga presidenca qoftë nga Prishtina.”

“Ata që i fryjnë këtij zjarri janë të qëllimshëm, qoftë nga Lalzi, qoftë nga presidenca qoftë nga Prishtina. Kjo që bëjnë për mua është e qëllimshme për të luajtur me ndjenjat kombëtare për të luajtur me ndjeshmërinë patriotike për të shfrytëzuar rastin qe të krijohet një zebep për sherr e për të ndarë punët mes patriotësh në mënyrën më të ulët të mundshme. Greqia në 1960 ka bërë atë që po bën Shqipëria sot as më shumë as më pak. Çdo shtet që ka dalje në det ka të drejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues aty ku është e mundur thotë konventa. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në 1990 me një dekret të presidentiumit të kuvendit popullor. Në pjesë tonë nuk ka hapësirë për u shtrirë 12 milje. Prandaj do të shkojmë në gjyq. Nëse do të ishte kaq idiotike saç përshkruhet nga këta pa fe, pa din pa iman vetëm për të nxitur urrejtje dhe dëshpërim. Si të reagojmë ndaj Greqisë kur kjo është pjellë e marrëzisë shqiptare. Këta janë ata të marrëveshjes së 2009-ës që u hodh poshtë nga gjykata kushtetues. Ishte këmbëngula jonë, qetësia jonë që pala greke të vinte në tavolinë. Ka qenë kërkesa jonë që në fillim që ta zgjidhim këtë punë me gjykatë dhe nuk donte pala greke. Këto teoritë që Greqia është në avantazh janë dokrra. Sa herë teshtin apo kollitet dikush atje këtu plas rrufa e madhe për arsye të tjera për luftë në pushtet këtu. E ka ushtruar këtë të drejtë dhe e ka dorëzuar në OKB, Greqia e ushtron sot për arsyet e veta. O unë jam agjent turk që luftoj me Greqinë, ose jam agjent grek që luftoj me Turqinë, o jam ai që jam kryeministër i Shqipërisë që nuk negocioj. Merreni vendimin e Greqisë është e njëjta medalje”, tha Rama./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

155 thoughts on ““S’ka marrëveshje me Greqinë”, Rama: Çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *