Zudi Koka zgjidhet kryetar i ri i Degës së Çairit.

Pas një procesi të hapur parazgjedhor sot në Çair në lokalet e Hotel Bushi u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së Çairit pranë Aleancës për Shqiptarët me ç’rast u zgjodhen strukturat e reja të degës së Çairit.

Këtij kuvendi i cili zgjati më shumë se dy muaj i paraprinë anëtarsimet e reja ku u vërejt një entuziazëm i shtuar për aderime të reja që është shprehje e politikave të drejta dhe konfirmim i ASH-së si force politike e së ardhmes.

Ky proces rezultoi me 637 anëtarsime të reja të cilat gjatë një procesi demokratik në bazë te kriteriumeve statutore u zgjodhën përfaqësusesit e nëndegëve për kuvendin e degës.

Në garë për Kryetar dege ishin dy kandidat Zudi Koka dhe Reshat Kamberi.
Me votim të fshehtë, nën mbikqyrje të komisionit prej 5 anëtareve të komisionit zgjedhor me shumicë votash për Kryetar dege u zgjodh z. Zudi Koka afarist nga Çairi. Poashtu u zgjodh edhe kryesia e degës dhe u propozuan anetarët e Kuvendit Qendror nga dega e Çairit.

Kuvendin e degës e përshendeti me një fjalë rasti Kryetari i ASH-së z. Ziadin Sela duke i faleminderuar anëtarët, aktivistët, komisionin për rolin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Poashtu, thirrja e Kryetarit ishte për bashkëbisedim të vazhdueshëm me qytetarët, per vazhdimin e procesit të konsolidimit të vazhdueshëm të strukturave partiake.

Aleanca për Shqiptarët
Dega Çair

29.12.2020

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Zudi Koka zgjidhet kryetar i ri i Degës së Çairit.

  • 10/31/2021 at 20:31
    Permalink

    437189 48427Hi. Cool write-up. There is a issue with the web web site in firefox, and you might want to test this The browser could be the marketplace leader and a huge portion of folks will miss your superb writing due to this difficulty. 68027

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *