Abazi: T7, Expressi dhe Buzhala janë shëndrruar në “gjyq shantazhues”

Postimi i plotë i Haki Abazit apostrofuar Berat Buzhalën:

”Sonte prap Buzhala paska vazhduar luftën speciale duke bërë propagandë të rrejshme dhe duke fyer e akuzuar pa asnjë fakt dhe pas asnjë provë të vetme, emision me fyerje dhe akuza ndaj LVV dhe njerëzve e individëve që nuk i nënshtrohen mentalitetit dhe praktikës së tuxharit.

Ai, është duke vazhduar me praktikën e inskenimeve dhe orkestrimeve me gënjeshtra dhe joprofesionalizëm, e shpërfaqje të idhnakut dështak sikur në rastin e “rrahjes para barnatores”. Poashtu shpërfaqje e frikës së njeriut që kërkon t’a luftojë pastërtinë e tjetrit me informacionin e ndytësirës që mbanë brenda për veten e tij. Ai nuk e beson që ka njerëz që i rezistojnë tundimeve për të qenë i pasur me çdo kusht dhe me çdo çmim. Nuk e kupton që ka njerëz që jetojnë nga ndjersa dhe puna e tyre e ndershme sepse ai vet nuk është i tillë. E kuptoj, është shumë e frikshme me u ndje i ndyrë e i rrethuar me veten e tij.

Gënjeshtra e sharje fund e krye në bashkëveprim me njeriun me aktakuzë të konfirmuar nga prokuroria e shtetit.

Paska thyer sonte prap gurë mbi emrin tim, le të vazhdoj, do isha i brengosur dhe i shqetësuar nëse lloji i tij do të fliste gjëra të mira për mua, por me vjen keq për shqetësimet që i bënë publikut dhe shikuesve, duke keqpërdorur hapsirën e transmetimit, vërtetë jo e shëndetshme kjo fortunë rrenash e propagandë qëllimkeqe.

T7, Expressi dhe Buzhala janë shëndrruar në “gjyq shantazhues” me rrena dhe duke mbjellur e shpërndarë urrejtje, e duke ndërsyer ngritje tensioni dhe mosdurim ndërnjerëzor dhe konflikte me karakter religjioz.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *