Asnjë risi në metodologjinë e paralajmëruar për pastrimin e gjyqësorit

Më në fund, ministri i drejtësisë, prokurori shtetëror dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor prezantuan metodologjinë për pastrimin e gjyqësorit. Filtrimi i shumëpritur bazohet në Ligjet tashmë ekzistuese. Inspektimet do të kryhen si më parë nga Këshilli i Prokurorëve dhe ai Gjyqësor. Ata nuk theksuan çështje gjyqësore për të cilat mediat dhe publiku kanë alarmuar në mënyrë të përsëritur se po shtyhen në mënyrë që të jenë përparësi për shqyrtim. Pyetëm se çfarë përmban tjetër send metodologjia e paralajmëruar prej kohësh, nëse shtylla e spastrimit janë zgjidhjet ligjore të cilat tashmë janë në fuqi.

Nuk pajtohem se në këto gjëra nuk ka asgjë të re, sepse siç e theksova më parë, përgjegjësia e prokurorëve është ashpërsuar dhe kemi procedurë të qartë në përcaktimin e veprimit të tyre profesional dhe efikas- deklaroi Ljubomir Jovevski, Prokuror shtetëror.

Për dallim nga Jovevski, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev tha se vazhdimisht monitorojnë punën e gjykatësve, sepse kjo është punë e tyre. Kontrollet dhe shkarkimet e gjykatësve nuk kanë qenë çështje fushate.

Ne nuk e bëjmë këtë si fushatë. Kjo punë është vazhdim i punës së Këshillit gjyqësor në suazat e përmbushjes së obligimeve të tij të parashikuara me ligj. Ne shkarkuam gjykatës në vitin 2019 dhe në vitin 2020. Ky proces vazhdon, është një procedurë e vazhdueshme- tha Kiro Zdravev- Kryetar i këshillit gjyqësor.

Ministri i drejtësisë nuk tregoi nëse do të kontrollohen rastet gjyqësore si “TNT”, “Trajektorja”, “Tortura” ku kishte vonesa të shpeshta ose gjykimet fillonin disa herë nga fillimi. Ai në përgjithësi tha se do të ketë inspektime kurse mund të rishikohen rastet që janë në fokusin e publikut ose ato të ish PSP-së.

Kemi diçka të re për ta thënë dhe diçka të re për t’u mburrur. Për herë të parë që nga viti 2019, po krijojmë sistem me kritere më të qarta dhe më specifike për monitorimin e punës së kuadrit kryesor në gjyqësor, kështu që ne kemi procese dhe sistem, por kjo nuk do të thotë që nuk e kemi pasur, por kemi bërë ndryshime të rëndësishme që të funksionojë më mirë- pohoi  Bojan Mariçiq- ministër i drejtësisë.

Sipas metodologjisë, prokurorët do të vlerësohen përmes gjashtë raporteve mujore. Gjashtë çështje do të shqyrtohen, tre me përzgjedhje rasti, tre do t’i zgjedh vetë prokurori i vlerësuar. Dhjetë çështje do të shqyrtohen te gjykatësit- pesë me përzgjedhje rasti, pesë do të zgjidhen nga vetë gjykatësi./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

24 thoughts on “Asnjë risi në metodologjinë e paralajmëruar për pastrimin e gjyqësorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *