Gjermania në panik nga Covid-19. Regjistron numrin rekord të vdekjeve – mkalb.mk

Gjermania regjistron numrin rekord të vdekjeve nga covid-19 në një ditë – më shumë se 1,100 Instituti Robert Koch ka raportuar 1,112 vdekje në vend në 24 orët e fundit nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri transmeton vocentar. Regjistrimi i mëparshëm i 962 vdekjeve daton të Mërkurën e kaluar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gjermani që nga fillimi i epidemisë tejkaloi 32 mijë (32 107). Gati 22,500 (22,459) raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në vend gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar në Gjermani është afër 1,700,000 (1,687,185). Rreth 1.3 milion njerëz tashmë janë shëruar. Mes përkeqësimit të epidemive në vend, autoritetet gjermane kanë shtuar masat në javët e fundit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Numri në rritje i të infektuarve dhe të vdekurve po ushtron presion mbi sistemin shëndetësor kombëtar.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *