Kështu duket sot Petrinja, qyteti kroat i goditur fuqishëm nga tërmetet

Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës së martë.

Sipas mediave kroate, në orën 12.19 pasdite, sizmologët regjistruan një tërmet shkatërrues me një epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja – në një thellësi prej 11.5 kilometra.

Madhësia e tërmetit ishte me fuqi prej 6.2 sipas Richter.

Por siç raportojnë mediat kroate, në periudhën nga 12.23 deri në 12.58, ndodhi numri më i madh i tërmeteve pasuese, madje 10 – me fuqi më të mëdha se 3 të shkallës Rihter.

Si pasojë e këtyre tërmeteve është raportuar edhe për viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë mediat kroate kanë publikuar pamje që tregojnë se si duket Petrinja, vendi më shumë i goditur dhe shkatërruar nga dridhjet./topchannel

blob:https://www.facebook.com/7da720a4-c34f-4cea-a331-ece2e507a7e5

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *