Mal i Zi/ Arrestohet ish Ministri i Shëndetësisë, reagon ashpër Abazoviç: Nuk ka të paprekshëm!

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Segrt është arrestuar ditën e djeshme.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendës kryeministri Dritan Abazoviç me anë të një postimi në Twitter ku shkroi: “Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Malit të Zi në Poloni Budimir Segrt u arrestua. Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të lartë mbetet një përparësi!”.

Abazoviç theksoi se do të provonte se shteti është më i fortë se krimi i organizuar. Kujtojmë se para se të emërohej Ministër i Shëndetësisë, Budimir Segrt ishte Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Spitalit “Meljine”.

Prokurori special i shtetit, Lidija Vuk Veviç urdhëroi ndalimin e Segrt deri në 72 orë. Segrt u mor në pyetje pasi është i dyshuar për shpërdorim të detyrës së tij në çështjen “Meljina”, në të cilën përveç tij, prokuroria dyshon se ka të përfshirë edhe të tjerë.

Në një konferencë për shtyp më 25 Dhjetor, Vukçeviç u shpreh se është kryer një hetim mbi shitjen e spitalit “Meljine” sepse rezulton se shteti ka marrë një dëm për të paktën 10 milionë euro./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Mal i Zi/ Arrestohet ish Ministri i Shëndetësisë, reagon ashpër Abazoviç: Nuk ka të paprekshëm!

  • 11/05/2021 at 02:36
    Permalink

    740448 400537Searching forward to move into one more hous?! […]Real estate busines is getting a lot more and much more less protitable, look at why[…] 804401

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *