Sot u regjistruan edhe dy tërmete të fuqishme në Kroaci

Kroacia qendrore herët këtë mëngjes u godit nga dy tërmete të reja të fuqishme me epiqendër në zonën e Petrinjes, me intensitet prej 4,7 dhe 4,8 ballë të shkallës Rihter, transmeton Alsat.

“Tërmeti në orën 6:15 të mëngjesit kishte një intensitet prej 4.7 shkallëve dhe pak më vonë një tjetër tërmet me intensitet prej 4.8 shkallëve me epiqendër në zonën Petrinja”, tha Ines Ivançiç, kreu i shërbimit sizmologjik për Radion Kroate.

“Toka do të lëkundet për një kohë të gjatë, tërmeti i së martës ishte shkatërrues dhe do të pasohet me siguri të madhe nga një seri tërmetesh, ndër të cilët, me siguri”, shtoi ajo.

Ivançiç konfirmoi se tërmetet më të dobëta janë të ndejshëm për ndërtesat në Petrinja dhe Sisak, të cilat u dëmtuan dje. Ajo tha se Petrinja ishte goditur nga “një seri e madhe” tërmetesh të vogla që nga e hëna.

“Tërmete regjistrohen pothuajse çdo minutë,” tha Ivançiç, duke shtuar se të paktën ka pasur 25 deri në 30 tërmete më të fortë se 3 të shkallës sipas Rihterit.

Pas tërmetit të djeshëm në Petrinja, me një intensitet prej 6.3 shkallëve sipasa Rihterit, janë regjistruar edhe disa lëkundje të dobët. Deri më tani është raportuar për shtatë të vdekur ndërsa dëmet materiale janë të mëdha – në Petrinja janë dëmtuar gati se të gjitha ndërtesat.

Për shkak të dëmtimit të madh të rrjetit elektrik, rreth 2,000 qytetarë nga zona e Sisakut dhe rreth 7,000 qytetarë nga zona e Petrinjës janë ende pa energji elektrike pas tërmetit ndërsa pritet që furnizimi me enregji elektirke të normalizohet gjatë ditës së sotme.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, të paktën shtatë tërmete me të njëjtin intensitet janë regjistruar në Kroaci, ndërsa së paku katër nga ta kanë qenë tejet të fuqishme.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha mbrëmë se gati 16 milion euro ndihmë janë dhënë pas tërmetit shkatërrues në Petrinja dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

203 thoughts on “Sot u regjistruan edhe dy tërmete të fuqishme në Kroaci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *