Sulmohet avioni që transportonte qeverinë e Jemenit, të paktën 5 viktima

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi në aeroportin e Adenit në Jemen.

Sipas forcave të sigurisë, sulmi i armatosur nisi menjëherë pasi në pistën e aeroportit u ul avion që transportonte një pjesë të kabinetit të ri qeveritar që kthehej nga Arabia Saudite. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonë.

Në avion raportohet se ishte i pranishëm kryeministri Maeen Abdulmalik, ambasadori saudit në Jemen, Said al-Jaber dhe disa ministra, të cilët shpëtuan të pa lënduar nga sulmi dhe u transferuan të sigurt në Pallatin Presidencial.

“Ne dhe anëtarët e qeverisë jemi përkohësisht në Aden dhe të gjithë janë mirë. Akti frikacak terrorist që shënjestroi aeroportin është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve të tij të mëdhenj”, shkruan kryeministri Maeen.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

89 thoughts on “Sulmohet avioni që transportonte qeverinë e Jemenit, të paktën 5 viktima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *