100,000 policë në sheshe! Franca “blindohet” për Vitin e Ri

Franca do të mobilizojë 100 mijë policë dhe xhandarë mbrëmjen e Vitit të Ri, për të ndaluar festat dhe për të garantuar zbatimin e rregullave kundër koronavirusit.

Masat shtesë të sigurisë synojnë të ndalojnë edhe djegien e makinave që shpesh ndodh në natën e fundit të vitit. Franca ka konfirmuar 2.6 milionë infektime me koronavirus, shifra e pestë më e lartë në botë dhe më shumë se 64 mijë viktima. Si vende të tjera evropiane, Franca do të shohë festime të heshtura të Vitit të Ri për shkak të pandemisë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka urdhëruar një prani të dukshme sigurie në qendrat e qyteteve dhe periferi nga ora 20 e mbrëmjes kur edhe fillon ndalimqarkullimi.

Në Paris, gjysma e linjave të metrosë do të mbyllen në mbrëmje, ndërsa Darmanin i kërkoi rrjetit më të gjerë të transportit publik në të gjithë vendin që të marrë në konsideratë mbylljen. Pavarësisht rritjes së infektimeve dhe shqetësimeve për virusin më transmetues, një zëdhënës i qeverisë tha se nuk kishte nevojë për izolime lokale për momentin. Franca ka kaluar deri më tani nëpër dy izolime kombëtare dhe baret, restorantet dhe atraksionet kulturore mbeten të mbyllura gjatë janarit. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *